Konsorciumi i Vreshtarëve dhe Verëtarëve të Veriut të Shqipërisë

Kantina Zadrima

Adresa: Hajmel, Shkoder, Albania
Kontakte: 00355 (0) 682246582
00355 (0) 695491794
00355 (0) 673331465

Kantina “Zadrima” u themelua në vitin 2004, njëkohësisht si kooperativë dhe si kantinë familjare, me mbështetjen e OXFAM në kuadër të një projekti i cili kishte si synim zhvillimin rural të rajonit të Zadrimës. Edhe sot kjo kantinë operon në bashkëpunim me vreshtarët e zonës në prodhimin e verës. Anëtarët e saj kanë investuar në mënyrë të vazhdueshme në përmirësimin e ambjenteve të kantinës dhe paisjeve të saj.

Në vitin e parë kantina kishte një prodhim vere vetëm prej 10 hl, e gjitha kjo duke përdorur vetëm metoda tradicionale të prodhimit. Aktualisht, i gjithë prodhimi i kantinës është rreth 500 hl/vit. Përzgjedhja realizohet duke u bazuar në standartet e cilësisë dhe vetëm pjesa më e mire e prodhimit ambalazhohet në shishe dhe tregtohet nën markën “Zadrima”. Kjo përzgjedhje përfshin verëra të prodhuara nga varietetet autoktone shqiptare të kultivarëve Kallmet dhe Shesh i Bardhë, si dhe atyre ndërkombëtare të tillë si Tempranillo dhe Merlot. Prodhimi i verës në Zadrimë trashëgohet nga një traditë e vjetër-shekullore e klerikëve katolikë të zonës, të cilet ishin të njohur në prodhimin e verës që në shekullin e XV.

Aktualisht, proçesi i prodhimit të verës ndiqet nga konsulenca agronomike dhe ajo enologjike, me qellimi ofrimin e produktit më të mirë nga vreshtat më të mira.

Verërat:

Kallmet 2011

Shesh i Bardhë

Proactive Reviews
How To Get Rid Of Acne
How To Get Rid Of Stretch Marks
How To Get Rid Of Blackheads
How Do You Get Rid Of Stretch Marks
Do Stretch Marks Go Away
Stretch Marks On Breasts
Pregnancy Stretch Marks
How To Prevent Stretch Marks During Pregnancy